Elmando Gjini ka firmosur me ekipin e Bolonjës. Zyrtarizimi ka ardhur nga media prestigjoze italiane, “Tuttomercatoweb”. Futbollisti shqiptar i datëlindjes 2002 i lindur në qytetin e Shkodrës, shihet si premtues për të ardhmen.
Drejtuesit e skuadrës së njohur italiane, nuk kanë humbur kohë për të firmosur menjëherë me këtë mesfushor shtatlartë. Duke parë moshën e tij të re, fillimisht Bolonja do e dërgoj Gjinin tek U-17. Më pas, me kalimin e kohës projektohet që ky lojtar të arrijë edhe me skuadrën e parë, që ndodhet në elitën e Italisë, në varësi të performancës që do të tregojë.
Gjini është rritur në Suedi, por Mustedanagiç e ka zbuluar dhe bindur për të veshur fanellën e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/