
Shkëndija e Tetovës ndodhet në një krizë të madhe dhe ndoshta në një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Jo më kot erdhi edhe ai eliminim në Europë, duke mos kaluar asnjë kundërshtar të vetëm, pavarësisht se u ndeshën me ekipe modeste.
Diçka nuk funksionon brenda grupit te ekipi shqiptar i Tetovës. Në ditën e djeshme është raportuar edhe për një grindje në stërvitje mes futbollistit Gledi Mici dhe Agim Ibrahimi. Ky i fundit duhej të ishte udhëheqsi i skuadrës, por nervat e tradhëtuan edhe ndaj Dudelanges me kryesorin e ndeshjes.
Si për të zgjidhur të gjithin këtë moment, Agim Ibrahimi dhe Gledi Mici kanë postuar dy selfie të ndryshme në rrjetet sociale, për të treguar se gjithçka po shkon vaj. Madje Ibrahimi zgjodhi të vinte edhe mbishkrimin “bla, bla, bla”, por tifozët shqiptarë meritojnë një reagim më të saktë për atë që po ndodh me krenarinë e tyre në Maqedoni. /Shqiperia.ch/