You are here
Home > Futboll Bota > E zgjidh i vetmi që nuk pritej nga tifozët, Nuhiu i jep vetes dhe skuadrës…Chelsean!

E zgjidh i vetmi që nuk pritej nga tifozët, Nuhiu i jep vetes dhe skuadrës…Chelsean!

Atdhe Nuhiu ishte heroi i takimit për Shefildin në fazën 1/32 të kupës angleze. Përballë transfertës ndaj Luton, sulmesi shqiptar arriti të realizoi golin e vetëm të takimit, njëkohësisht edhe golin e kualifikimit. Skuadra e Sheffield, ku Nuhiu aktivizohet prej afro gjashtë sezonesh,  në fazën tjetër do të pres londinezët e Chelsea.

Një sfidë mjaft e vështirë dhe prestigji njëkohsisht për Atdhe Nuhiun. Qendërsulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shpeshherë është vendosur në objektivin e tifozëve të tij, që tallen për golat e pakët të realizuar në kampionat nga ana e këtij futbollisti. Ky gol dhe kualifikim i dhuruar, mund të ndryshoj disi gjendjen e Nuhiut, që ka kaluar jo pak vështirësi.

Megjithatë me potencialin që sulmesi ka, trajneri Shaland i duhet të pres që Nuhiu të vazhdojë të shënojë për të bindur fazën sulmuese në mars./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top