You are here
Home > Kombëtarja > E zbulon “Shqiperia.ch”/ Hyka hedh firmën në ekipin e ri, trajneri: Ky ishte ai që na duhej!

E zbulon “Shqiperia.ch”/ Hyka hedh firmën në ekipin e ri, trajneri: Ky ishte ai që na duhej!

Jahmir Hyka ka firmosur në ekipin e ri gjatë ditës së sotme, pasi ka shkuar me Maccabi Netanja në Izrael. Kjo ishte bërë e ditur edhe më herët në mediat sportive, por tashmë janë mësuar edhe detajet e kontratës.

Futbollisti i Kombëtares do të jetë pjesë e kësaj skuadre, të paktën për 1 vit e gjysmë. Pas eksperiencës së shkuar me San Jose në MLS, Hyka bën këtë zgjedhje në karrierën e tij të larmishme. Ndërkohë trajneri i skuadrës së Izraelit që ndodhet në vendin e 5 në kampionat, është shprehur shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes.

“Ne jemi të bindur se ky ishte lojtar që na mungonte, për të kompletuar grupin e arritur qëllimet në këtë sezon”, tha Slobodan Drappitz. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top