You are here
Home > Kombëtarja > E zbulon “Shqiperia.ch”, Enea Mihaj më afër ekipit të rekordit që siguroi “Champions Leaguen”

E zbulon “Shqiperia.ch”, Enea Mihaj më afër ekipit të rekordit që siguroi “Champions Leaguen”

Enea Mihaj do të largohet nga Panetolikosit në merkaton e verës dhe kjo është e sigurt. Për mbrojtësin e Kombëtares u shfaq interes i madh që në janar, por u zgjodh që të pritej deri në fundin e sezonit, për një arritje më të madhe.

E gjitha kjo duket t’ia ketë vlejtur, pasi Mihaj mund të luajë në “Champions League” gjatë sezonit të ardhshëm. “Shqiperia.ch” zbulon nga një prej mediave të njohura në Greqi, informacionin se PAOK-u ndodhet më afër këtij futbollisti. Pikërisht skuadra që doli në vendin e parë, pa marrë asnjë humbje në kampionat dhe vetëm me katër barazime, duke fituar edhe Kupën me dominimin absolut.

Megjithëse informacioni mbahej në fshehtësi të plotë, ekipi që fitoi titullin kampion në Greqi ka më shumë përparësi në bisedime aktualisht, por ende nuk është thënë fjala e fundit për të përmbyllur marrëveshjen. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top