
Tashmë nuk ka asnjë dyshim të vetëm për çështjen e Kristal Abazajt në Belgjikë. Futbollisti shqiptar do të largohet për më shumë minuta në fushën e lojës, duke shkuar në huazim në një tjetër ekip.
Sipas burimeve të “Shqiperia.ch”, gjithçka do të mbyllet në harkun kohor të 72 orëve. Abazaj do të mësojë edhe aventurën e tij të re. Për momentin, është Lokereni që i ka paraqitur kërkesë zyrtare klubit të Anderlehtit.
Kjo skuadër e kërkon me ngulm shqiptarin, ndërsa gjendet në vendin e fundit të elitës belge. Nga ana tjetër, disa interesime ka edhe jashtë kampionatit belg, por kjo bie ndesh disi me dëshirën e vetë klubit që zotëron kartonin e Abazajt. Anderlehti e ka në plane për të ardhmen futbollistin shqiptar, duke i kërkuar që të qëndroj në Belgjikë edhe pas huazimit, për ta pasur më të thjeshtë ambientimin e tij. /Shqiperia.ch/