Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti mund të mbetet në Serinë A. 25-vjeçari është në pronësi të Atalantës dhe sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtuesit zikaltër janë duke menduar për rikthimin e shqiptarit në skuadrën bergomeske. Largimi i Matia Kaldarës drejt Juventusit mund t’i hap rrugën Gjimshitit.
Qendermbrojtësi në sezonin që sapo u mbyll ishte pjesë e Beneventos, duke zhvilluar paraqitje të kënaqshme. Ai luajti rregullisht teksa u aktivizua në 30 ndeshje si titullar. Atalanta sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe do të jetë e domosdoshme një kontingjent i madh lojtarësh për t’i përballuar të 3-ja kompeticionet.
/Panoramasport