You are here
Home > Kombëtarja > “E vrau” sondazhin në pak orë, shpallet lojtari më i mirë i Shqipërisë

“E vrau” sondazhin në pak orë, shpallet lojtari më i mirë i Shqipërisë

“Shqiperia.ch”, si e vetmja e media kushtuar tërësisht Kombëtares, prej disa ditësh ka hapur një sondazh për futbollistin më të mirë të Kombëtares në vitin që lamë pas. Nisur nga një mori komentesh të ardhura, për të votuar futbollitin shqiptar të vitit, fituesi është shpallur Myrto Uzuni.

Në fakt, nuk kishte shumë vend për garë, me futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit që “e vrau” sondazhin brenda pak orësh. Thuajse të gjithë ishin në mendimin se Uzuni ishte ai që bëri diferencën, e kjo lehtësisht e kuptueshme.

Futbollisti i dalë nga Berati, më saktësisht Uznova, ka bërë hapa të mëdha në karrierën e tij. Ai kaloj nga Laçi në elitën e futbollit kroat, atje ku po shënon thuajse në çdo javë. Për të vazhduar më tej, debutimi me Kombëtaren nuk do të dukej si i tillë, me Uzunin që dukej sikur të kishte një jetë me fanellën kuqezi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top