You are here
Home > Futboll Bota > “E vranë natën, koha për ta qarë”! Abazaj me Anderlehtin e parë, e paralajmëroi për “Shqiperia.ch”

“E vranë natën, koha për ta qarë”! Abazaj me Anderlehtin e parë, e paralajmëroi për “Shqiperia.ch”

“Të vrasin natën, e ditën të qajnë”. Kështu thotë një shprehje e vjetër në Shqipëri, për të treguar dyfytyrësinë dhe pafytyrësinë e disa personave shpeshherë. Kështu mund të thuhet edhe për Kristal Abazajn.

Përsa kohë luante në Superiore, një Kristal i vërtet ishte dhe të gjithë kërkonin një dorë merite tek ky lojtar. “Talent”, “i jashtëzakonshëm”, “i një tjetër planeti”, këto ishin përkufizimet që i vendosnin futbollistit të Kombëtares, për të përshkruar formën e jashtëzakonshme që po kalonte. Situata ndryshoi, me hapin gjigand të hedhur te Anderlehti.

Trajneri e dërgonte shpeshherë në ekip të dytë, ndërsa në Shqipëri nuk ngurruan t’i jepnin goditjen e fundit, ndërsa gjendja e Abazajt klithte: “Më jepni një dorë tani, kam nevojë për ju”. Jo vetëm që nuk e bën, por madje e quajtën si një futbollist “fëmijë”, me fizik të dobët e që pak lidhje kishte me futbollin në Belgjikë.

U vazhdua më tej, duke u vendosur dora në zjarr për një largim të Abazajt në janar, ndërsa Anderlehti nuk e kishte në konsideratë. Vetë futbollisti në fjalë do të mohonte gjithçka për “Shqiperia.ch”: “Anderlehti nuk më do? Mos i dëgjoni mediat, tani do të vijë edhe momenti im”, do të shprehej Abazaj.

Pak ditë më vonë, trajneri i gjigandëve belg e grumbullon në ekipin e parë. Aktualisht Anderlehti është duke luajtur në transfertë ndaj Cercle Brugge, ndërsa sytë janë te një debutim i mundshëm i Kristalit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top