You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E vlerëson edhe figura legjendare e Shqipërisë: Asani është lojtari që bën diferencën

E vlerëson edhe figura legjendare e Shqipërisë: Asani është lojtari që bën diferencën

Një nga talentet më të mëdha në kampionatin shqiptar është pikërisht Jasir Asani. Mesfushori 23 vjeçar është pjesë e skuadrës së Partizanit, ku tek klubi i kuq është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Asani ka qënë pjesë edhe e Kombëtares U-21, ku me këta të fundit ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje. Ditën e djeshme në një nga emisionet televizive, legjenda kuqezi, Klodian Duro, është shprehur se Asani është një nga ata lojtarët që në kampionatin shqiptar bën diferencën. Ai arrin të krijojë hapësira të mëdha për shokët e skuadrës dhe kthehet në një problem për mbrojtjen kundërshtare.

“Jasir Asani bën diferencën jo vetëm te Partizani, por në gjithë kampionatin shqiptar. Ai arrin të bëj diferencën dhe të krijojë hapësira për vete dhe për shokët e skuadrës”, u shpreh ish lojtari kuqezi, Klodian Duro.

Jasir Asani mund të jetë një potencial i madh për të qënë pjesë e kombëtares shqiptare që drejtohet nga italiani Kristian Panuçi.  Ai po tregon një formë shumë të mirë tek skuadra e Partizanit, ku është kthyer në qëndër të vëmendjes dhe herët apo vonë, do ta shohim edhe me fanellën e Kosovës ose të Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top