Shqipëria do të humbte në takimin e sotëm përballë Skocisë me rezultatin 2-0, në një takim që duhet të harrohet sa më parë.
Golat e Naismith mbyllën historikun e këtij takimi, ndërsa loja e treguar nga ana e kuqezinjve, sigurisht që nuk i përmbushi pritshmëritë e tifozëve. Mes shumë gabimesh në zgjedhjen e formacionit, Panuçi e bëri të vetmen gjë të mirë në ditën e sotme, nuk ka Greqi për Enea Mihajn.
Njeriu që do e pranonte se i tha 7 herë “JO” Shqipërisë dhe se ishte njësoj për të nëse luante për Greqinë dhe Shqipërinë, nuk do e ketë më mundësinë e zgjedhjes. Panuçi e aktivizoi në minutat e fundit të takimit, për t’ia djegur këtë mundësi. Tashmë nuk e ka një çështje për Enea Mihajn. /Shqipëria.ch/