Mbështetja dhe dashuri e pakushtëzuar, deri në sekondën e fundit, tifozët shqiptarë ishin e vetmja gjë e bukur e kësaj Shqipërie në ditën e sotme.
Izraeli na kishte dhënë një dorë të madhe optimizmi, por takimi ndaj Skocisë, tregoi se te Kombëtarja ka ende shumë punë për t’u bërë, që të rikthehemi atje në grupin e suksesit që na dërgoi në Europian.
Por pavarësisht kësaj, pavarësisht faktin se futbollistët bën një mbrëmje për t’u harruar në fushë, tifozët shqiptarë kanë dhuruar spektakël në tribuna. Thirrjet e tyre ishin të vetmet që u dëgjuan në stadium, ndërsa në fund duartrokitën futbollistët, pavarësisht gjithçkaje. Me fat që i kemi./Shqipëria.ch/