
Pritja duket se ka marrë fund për Mërgim Mavrajn dhe tashmë futbollisti i Kombëtares do të jetë i pranishëm për herë të parë, në ekipin e Arisit. Asgjë nuk e ndalon Mavrajn që të luaj për ekipin e tij të ri dhe të nisi një kapitull të ri në karrierën e tij.
Megjithatë, jo gjithçka është kaq e thjeshtë. Flitet për një takim që pavarësisht se është për Kupë, ka një rëndësi të madhe, Arisi do të luajë në derbin e Selanikut ndaj PAOK-ut. Motivimi i futbollistëve për të fituar këtë sfidë është shumë e madhe, pasi nuk flitet për një takim të zakontë.
Por pavarësisht se trajneri Errera është shprehur se Mavraj do të debutojë në këtë ndeshje, në Greqi shtrojnë pyetjen: “A mund të përballoj 90 minuta mbrojtësi shqiptar”?
E vështirë duket, duke parë kohën e gjatë që ky futbollist ka qenë jashtë fushës së blertë. E nëse flasim ëpër një ndeshje derbi, atëherë vështirësia dyfishohet. Na mbetet vetëm të presim… /Shqipëria.ch/