You are here
Home > Kombëtarja > E vërteta e hidhur dhe mesazhi i Canës: Në Tiranë më e vështirë të mësosh gjuhën shqipe

E vërteta e hidhur dhe mesazhi i Canës: Në Tiranë më e vështirë të mësosh gjuhën shqipe

Lorik Cana është padyshim një prej idhujve më popullor të shqiptarëve, duke u nisur nga vetë historia e karriera e këtij njeriu.

Një kapiten legjendar, që pavarësisht të gjitha sfidave në dukje të pamundura, dërgoi kuqezinjtë në europian dhe arriti majën më të lartë të suksesit me Kombëtaren. Në momentin kur Cana u martua me Monikën që vinte nga Italia, të shumta ishin kritikat që shkonin në drejtim të kapitenit, pasi rrezikohej që të minimizohej disi identiteti i tij shqiptar.

Por kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, jo vetëm që gruaja dhe fëmija i Canës ka mësuar gjuhën shqipe, por jemi ne ata që e kemi humbur identitetin tonë disi, teksa vetë Loriku shprehet se është e vështirë që të mësosh gjuhën amtare në Tiranë.

“Unë kam ndikuar më tepër për ta bërë Monikën të ndihet shqiptare, sesa ajo mua për t’u bërë italian. Na ka ndryshuar mënyra e jetës nga dashuria që ndiejmë për njëri-tjetrin. Tani Monika kupton shumë mirë shqip, por disa herë Tirana nuk po na ndihmon për ta mësuar shqipen, pasi kur është në vështirësi flet në gjuhën e saj, italisht, ndërsa këtu në Tiranë, të gjithë e kuptojnë.

Në Kosovë e ka më të vështirë këtë gjë. Unë edhe djalit i flas vetëm shqip, madje në dialektin e Gjakovës. Janë disa kushte që i vendosa para martesës, ku djali nuk duhet të thyente traditat tona, të gjuhës apo traditës.  Është shumë e vështirë për t’u mbajtur gjuha kur je në emigrim, sidomos gjenerata e dytë e ka humbur komplet të folurën në shqip, por nuk dua t’i futem këtij diskutimi”, u shpreh Cana. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top