You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E veçantë/ Veseli tingëllon ndryshe në Kroaci, Ismajli: Nuk është i gëzuar, por kështu e ka mbiemrin

E veçantë/ Veseli tingëllon ndryshe në Kroaci, Ismajli: Nuk është i gëzuar, por kështu e ka mbiemrin

Ardian Ismajli mund të themi se ishte qëndërmbrojtësi që fitoi Shqipëria nga “Liga e Kombeve”, teka me përformacën e tij, sidomos në sfidën e fundit kundër Uellsit, tregoi që meriton vendin e titullarit tek kuqezinjtë.

Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe në Kroaci, ku në një intervistë të Ardian Ismajlit për “Slobodnadalmacija” mbrojtësi ka treguar se si funksionon Kombëtarja e Shqipërisë. Mes të tjerave, mbrojtësi i Hajdukut gjithashtu ka komentuar me rradhë të gjithë lojtarët tanë, duke filluar nga portieri dhe deri tek Grezda që luan në kampionatin skocez.

I pyetur nga gazetari për lojtarët e Kombëtares, Ismajli i informoi se edhe në cilat klube europiane ata janë pjesë. Kjo gjë i lejon atij që të bëjë edhe humor me Frederik Veselin, pasi mbiemri i këtij të fundit, në gjuhën kroate do të thotë i gëzuar dhe shpresë.

“Berisha nga skuadra italiane e Atalantës është pa dorashka. Edhe ai është nga Kosova, sikursë unë që jamë prishtinali, kështu që edhe ai luan me Shqipërinë. Krahu im i djathtë, Hysaj bënë një lojë të mrekullueshme tek Napoli.  Mavraj luan për Arisin , kurse në krahun e majtë Frederik Veseli. Po kjo nuk do të thotë se ai është i lumtur, nuk ka të bëjë fare me me gjuhën kroate, është mbiemër shqiptar. Përpara është Uzuni që është te Lokomotiva, Grezda që ishte me Osijek-un kurse tani është me Rangersat në Skoci”, ishte përgjigja e Ardian Ismajlit.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top