
Një situatë shumë e veçantë është ajo e ditës së sotme, ku Panathinaikosi do të përballet në derbin ndaj AEK. Trajneri i kësaj të fundit, më parë ka drejtuar edhe ekipin ku bën pjesë edhe Ergys Kaçe, ndërsa sot duhet të fitojë kundër tyre.
Panathinaikosi është “përralla” e bukur në Greqi, ndërsa me futbollistët e rinjë, ka arritur të marrë rezultate mbreslënëse. Mosha mesatare e skuadrës është 22-23 vjeçare, ndërsa lojtari më “i moshuar”, shpeshherë ka qenë një lojtar rreth 29-30 vjeç. Këta janë “fëmijet e tmerrshëm” të trajnerit Donis, por që më parë i patur tekniku i AEK, Marina Ouzounidis.
Ai ka punuar dhe mund të themi se ka krijuar shumë prej këtyre lojtarëve, që sot janë nga më të vlerësuarit te Panathinaikosi. Mes tyre renditet edhe Ergys Kaçe, që i ka bindur menjëherë te skuadra greke për aftësitë e tij, por e vetmja gjë që e ka penguar është një dëmtim që përsëritet shpeshherë. Megjithatë, ka shumë gjasa që mesfushori shqiptar të luajë kundër trajnerit të dikurshëm në ditën e sotme. /Shqiperia.ch/