Ndeshjet e kampionatit në Kosovë për pjesën e mbetur të kampionatit, do të luhen të gjitha me topin e Botërorit të Rusisë. Ky është vendimi i FFK-së sa i përket kampionatit vendor, duke zgjedhur “Telstar” si sferën për t’u luajtur nga lojtarët.
Ky fakt është komentuar jo pak nga tifozët shqiptarë që ndjekin futbollin në Kosovë, duke ironizuar zgjedhjen e Federatës. Kështu, nuk është hera e parë që në Kosovë zgjidhen topa të Botëroreve të shkuara, ndërsa e gjitha kjo ndikon jo pak edhe në seriozitetin e lojës dhe garës së skuadrave.
Në faqen “Fansat e Futbollit Kosovar”, të shumtë janë komentuesit që e vënë re këtë fakt, e që nuk mund të qëndrojnë pa reaguar. /Shqiperia.ch/