
Myrto Uzuni e thërrasin tifozët shqiptar, megjithëse mbiemri i tij nis me O të madhe. Nofka gjithashtu është po aq e veçantë sa ngatërresat e vogla të mbiemrit, të afërmit e tij dhe të dashurit e quajnë “pantera”.
Kjo për vetë shpejtësinë dhe dinakërinë që ka ky futbollist në fushën e lojës, që gjithmonë pret momentin e duhur, për të befasuar dhe kapur kundërshtarin e tij. “Nuk e kisha një si ai”, kështu u shpreh së fundmi Panuçi dhe me të drejtë. Një njeri me karakteristikat e Ozunit, te kuqezinjtë mungonte. Një lojtar që tërheq pas vetes së tij mbrojtësat kundërshtar dhe krijon shumë hapësira boshe tek ekipi tjetër, teksa sulmuesit e tjerë arrijnë të krijojnë mundësi dhe e kanë më të lehtë për të shënuar.
Çdokush mezi e pret debutimin e tij me fanellën kuqezi, ndërsa duke parë paraqitjet e fundit të lojtarit në ekipin kroat, pritet që ditën e sotme të shikojmë Myrton e transformuar dhe atë lojtarin që i ka munguar Shqipërisë, atë për të cilin fliste edhe vetë Panuçi. Ky është shansi i tij, Ozuni duhet ta shfrytëzojë në maksimum, pasi një i dytë, nuk është asnjëherë i garantuar. /Shqipëria.ch/