You are here
Home > Kombëtarja > E veçantë/ Strakosha luan përpara njeriut që e përjashtoi dhe kundërshtarit të Etrit Berishës

E veçantë/ Strakosha luan përpara njeriut që e përjashtoi dhe kundërshtarit të Etrit Berishës

Inzagi ka vendosur t’i jap fund eksperimenteve. Nga “Europa League” në kampionatin italian, ka shumë ndryshime të mëdha.

Për këtë arsye, ndryshimet do të nisin nga porta. Këtë herë nuk do të jetë më Proto gardiani i lacialëve, por portieri shqiptar, Thomas Strakosha. Lacio do të luajë ndaj Xhenoas, në takimin e vlefshëm për javën e 5 të kampionatit italian.

Nga ana tjetër, titullar do të jetë Marketi. Njeriu i cili e largoi shqiptarin, Etrit Berishën drejt Atalantës, për shkak të mungesave të hapësirës. Pavarësisht gabimeve trashanike që italiani kryente me Lacion, në fund ai do të përzgjidhej sërish si titullar përpara Berishës.

Derisa në skenë doli Thomas Strakosha. Gardiani shqiptar e fitoi shpejt besimin e ambientit lacialë, duke e detyruar Marketin të largohej nga kjo skuadër. Këtë fundjavë, luan përballë tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top