You are here
Home > Futboll Bota > E veçantë/ Shihni se çfarë bëra! Lojtarët e Sitit pas ndeshjes, nuk i besonin syve për rastin e pazakontë

E veçantë/ Shihni se çfarë bëra! Lojtarët e Sitit pas ndeshjes, nuk i besonin syve për rastin e pazakontë

Manchester Siti ka arritur të fitojë në takimin direkt ndaj Liverpulit me rezultatin 2-1, për të mbajtur gjallë ende shpresat e titullit kampion. Një dorë e madhe në këtë fitore, vendasve u erdhi edhe nga teknologjia.

Pas goditjes së Manes dhe një ngatërrimi të portierit Ederson, topi do të dukej se e kishte kaluar vizën, po rezultoi se ndërhyrja e Stones ishte si një gol i shënuar. Vetëm pak milimetra e kishin ndarë nga goli Liverpulin, ndërsa teknologjia e linjës së portës, ishte ajo që vendosi se nuk kishte të bënim me një gol.

Menjëherë pas ndeshjes, futbollistët e Manchester Sitit janë grumbulluar së bashku, për të parë me ndihmën e teknologjisë edhe njëherë rastin e pazakontë. Me topin që në pjesën më të madhe të tij e kishte kaluar vizën, Stones festonte ende si i çmendur për mrekullinë që kishte kryer ndaj Liverpulit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top