You are here
Home > Kombëtarja > E veçantë/ Portieri kërkon merita te fantazia e shfrenuar e shqiptarit, Muslija: Vendosa vetë!

E veçantë/ Portieri kërkon merita te fantazia e shfrenuar e shqiptarit, Muslija: Vendosa vetë!

Një episod i veçantë dhe qesharak ka ndodhur në përfundimin e ndeshjes, atje ku Hanoveri ka barazuar në transfertë ndaj Leverkusenit me rezultatin 2-2. Kryevepër e bërë realitet nga fantazia e shfrenuar e talentit shqiptar, Muslija.

Me një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit, megjithëse flitej për një distancë shumë të largët, futbollisti i Hannoverit ka gjetur cepin e rrjetës së portierit kundërshtar. Përgëzime të mëdha ka marrë Muslija për atë realizim, por këtu ka dashur të marrë meritat e tij edhe portieri i Hanoverit, Michael Essier.

“Unë i thashë Muslijas që të godiste drejt e të cepi i rrjetës”, është shprehur Essier gjatë kohës kur Muslija po jepte intervistë. “Unë bëra atë që mu duk më e drejtë dhe e vendosa vetë”, u kundërpërgjigj duke qeshur talenti shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top