Legjionari i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht lojtari i Fraiburgut, Amir Abrashi vazhdon të jetë protagonist dhe pse ka kaluar një kohë e gjatë nga demtimi i tij. Lojtari kuqezi gëzon një popullaritet të gjërë në Gjermani, veçanërisht nga tifozët e ekipi ku ai aktivizohet, Fraiburgut.
Shumë tifozë ditën e sotme ishin duke mbajtur rradhë të gjata për të marrë një autograf lojtarit të tyre të preferuar. Kjo gjë ndodhi teksa Amir Abrashi ishte ftuar në një festival në lidhje me natyrën e quajtur “Fytyra e Biosferës”.
Në këtë festival ku ishin dhe shumë të fëmijë të ftuar, të cilët pasi panë Abrashin u ekzaltuan dhe menjëherë u vunë në lëvizje për ti rrëmbyer atij një autograf të mundshëm. Ndeshja e fundit e Abrashit me ekipin e Frankfurit ka qënë në muajin mars, ku mori një dëmtim të rëndë dhe ndodhet akoma në rikuperim e sipër.
Ajo që duhet vënë në duke është se dhe pse ka një kohë të gjatë që nuk luan për klubin e tij, duket se Abrashi i mungon tifozëve te Fraiburgut dhe mezi presin që ta shohin në fushën e blertë. /Shqipëria.ch/