You are here
Home > Futboll Bota > E veçantë/ Ndodhi edhe me Barçën, Van Dijk kërkoi t’i pasohej Shaqirit te goli (VIDEO)

E veçantë/ Ndodhi edhe me Barçën, Van Dijk kërkoi t’i pasohej Shaqirit te goli (VIDEO)

Video që bëri xhiron e mediave europiane përpara vetëm disa ditësh, ishte intuita e madhe e mbrojtësit të Liverpulit, Van Dijk, që i solli fitoren ekipit të Klopit ndaj Njukasëll me rezultatin 2-3. Arnold duhej të krosonte nga krahu i djathtë në minutën e 85 të takimit, por ishte pikërisht mbrojtësi i njohur që bëri gjithçka që topi t’i lihej Shaqirit për krosim. Pikërisht pas atij harkimi do të vinte edhe goli i fitores.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe ndaj Barcelonës, në golin e tretë të Liverpulit. Van Dijk shfaqi të njëjtën intuitë për Shaqirin, megjithëse këtë herë nuk ndikoi në të njëjtën mënyrë.

Pasi Milneri ishte në aksionin e sulmit, Van Dijk tregoi nga pas shpinës me gisht se duhej t’i pasohej Shaqirit për të krosuar. Pikërisht nga aty do të vinte edhe goli i tretë i anglezëve, megjithëse në këtë rast Milner e bëri vetë atë veprim, pa e parë shenjën e Van Dijk. Por edhe kjo video është duke u shpërndarë shumë në mediat angleze, që mbeten të habitur nga intuita e mbrojtësit holandez sa i përket Xherdan Shaqirit. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top