You are here
Home > Futboll Bota > E veçantë/ Napoli ndërpreu tre herë takimin me Interin, Ançeloti: Do dalim vetë nga fusha

E veçantë/ Napoli ndërpreu tre herë takimin me Interin, Ançeloti: Do dalim vetë nga fusha

Napoli e mbylli mbrëmjen e mesjavës në Serinë A ndaj Interit, në takimin që pritej të ofronte shumë emocione për sportdashësit europianë. Megjithëse nuk u panë shumë gola të shënuara, ajo që prodhoi loja në tërësi, ishte e dominuar nga nervat dhe kartonat e kuq. Dy të tillë u dhanë për lojtarët e Napolit, ndërsa e padrejtë mund të cilësohet ajo e Kulibali.

Ky i fundit pasi bëri një ndërhyrje të gabuar, u ndëshkua me karton të verdhë. Menjëherë nisën edhe duartrokitjet e tij sarkastike në drejtim të arbitrit, që nuk ngurroi të nxirrte edhe kartonin tjetër të verdhë, për ta nxjerrë jashtë loje.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Ancheloti tregoi se përse futbollisti i tij nuk ishte e qetë, duke thënë se Napoli kërkoi të ndërpriste ndeshjen ndaj Interit edhe për shkak të thirrjeve raciste që vinin ndaj Kulibali.

“E çuditshme, kemi kërkuar tre herë që të anullohet ndeshja. Kryetari i takimit paralajmëroi tre herë. Kulibali sigurisht që është i mërzitur edhe për thirrjet raciste ndaj tij. Zakonisht ai është i qetë dhe profesionist, por këtë herë ishte i ekskpozuar gjatë gjithë lojës. Tre herë kemi kërkuar ndërprerje, por loja vazhdoi. Na u tha se do të ndërpritej, por kur? Pas katër apo pesë paralajmërimesh? Ndoshta ne duhet t’i marrim gjërat në duart tona dhe të mos luajmë. Pastaj ne jemi të sigurt për të humbur, sepse hoqëm dorë”, u shpreh Ançeloti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top