
Një nga humoristët e njohur në trevat shqiptare, Rasim Thaçi, ka një histori disi të veçantë. Megjithëse rruga përfundimtare e ndjekur do të ishte ajo e humorit, Thaçi kishte shansin edhe për t’u bërë futbollist. Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, ai shprehet se ka qenë një futbollist mjaft i mirë, madje duke pasur edhe oferta nga Dinamo e Zagrebit.
Megjithatë e vetmja arsye që e penalizonte karrierën futbollistike, ishte mungesa e seriozitetit në fushë. Thaçi tregon se nuk kanë qenë të pakëta rastet, kur i falte gola kundërshtarit, vetëm për të shkaktuar të qeshura në fushë.
“Bëja gabime shpeshherë në fushë. I dhuroja topin portierit në momentin kur e kisha të lehtë të shënoja. Mungesa e seriozitetit më pengoi. Madje njëherë shënova në portën time, vetëm për të kënaqur shikuesit”, u shpreh Thaçi. /Shqiperia.ch/