
Për atmosferën e festave të fundvitit, duket se çdo skuadër organizohet për të larguar disi presionin e një viti futbollistik. Në qëndrat stërvitore shikon zbukurime të ndryshme që janë simbol festimesh i Krishlindjeve dhe ndërrimit të viteve.
Lojtarët e Panathinajkosit gjithashtu kanë hyrë në këtë klimë, ku ditën e djeshme ata zbukuruan bredhin e famshëm, që është simbol i këtyre festave. I gjithë stafi por edhe lojtarët u angazhuan në këtë gjë, teksa të gjithë morë pjesë në zbukurimin e bredhit. Ajo çka mund të veçojmë në këtë situatë festive, është se yllin e pemës e vendos pikërisht, mesfushori kuqezi, Ergys Kaçe.
Ndonëse është shtatshkurtër, ai u përzgjodh nga Panathinajkosi për të përfunduar zbukurimin kryesor të simbolit të festave. Një skenë diski komike kjo tek skuadra greke, ku Kaçe ngrihet në krahë nga shoku i tij i skuadrës, për të arritur të vendos yllin në krye të bredhit./Shqiperia.ch/