Duket se zhvillmet në kampin kuqezi nuk kanë të mbaruar, ku pas lajmit të lëndimit të Armando Sadikut në mëngjesin e djeshëm, tashmë çdo gjë u kthye në normalitet. Në stërvitjen e paradites të Kombëtares, Sadiku ka pësuar një tërheqje të lehtë dhe u detyrua ta ndërpriste seancën, duke iu drejtuar menjëherë kujdesit të mjekëve.
Sipas burimeve të sigurta, “Shqiperia.ch” ka mësuar se Sadiku është rikthyer menjëherë në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë gati për sfidën kundër Turqisë. Megjithëse u dëmtua në seancën e mëngjesit dhe të gjithë ngritën dyshime për sulmuesin elbasanas, çdo gjë ka kaluar dhe asgjë nuk është serioze për bomberin kuqezi.
Nga krahu tjetër rikthimi në gjëndjen optimale të Armandos, i shpëton edhe sulmuesin më të mirë Alban Bushit, Vrionin. Kjo pasi në rast se elbasanasi nuk do të ishte i gatshëm për Panuçin, atëherë ky i fundit do të kthente kokën nga Kombëtarja e Shpresave, si zgjidhja e vetme. Aty ku në vendin e parë për të marrë stafetën e Sadikut mund të ishte Xhakomo Vrioni, siç ka ndodhur edhe më herët një rast i ngjashëm. Kujtojmë që Rei Manaj mungon tek kuqezinjtë në këto ndeshje, pasi nuk iu dha leja nga skuadra e tij spanjolle e Albacetes për t’iu bashkuar kuqezinjve.
Mund të themi se gjëndja e mirë e Sadikut nund të ketë qetësuar edhe Alban Bushin, pasi lëvizjet të tilla të lojtarëve mund të prishnin shumë ekuilibra në skemat e trajnerëve, ndërsa edhe Shqipëria U-21 bëhet gati të zbresë në fushë. /Shqiperia.ch/