
Izraeli ka arritur të fitojë ndaj Shqipërisë në ditën e djeshme me rezultatin 2-0, në një takim ku të edhe vetë futbollistët kundërshtar ishin të ndërgjegjshëm, që u dominuan që nga fillimi i lojës nga kuqezinjtë.
Mirëpo, në fund ajo që mbahet mend është gjithmonë vetëm rezultati, ndërsa historia sesi rrjedh takimi, harrohet brenda pak kohësh. Te Izraeli janë duke festuar për rezultatin e marrë, ndërsa shanset që të dalin të parët nga ky grup, janë rritur ndjeshëm.
Federata e Futbollit të Izraelit e ka hapur “thesin” pas asaj fitore ndaj Shqipërisë, por vetëm për stafin, pasi lojtarët duhet të shohin. Kështu, trajneri profesionist Ëilly Rotenstainer, që po e ndihmon jo pak Herzog me skemat që ai duhet të aplikoj në fushën e lojës, ka marrë rreth 70 mijë euro, ndërsa vetë trajneri i Izraelit, ka përfituar 30 mijë euro. Ndërsa sa i përket lojtarëve, ata nuk do të ketë bonuse në ndeshje të tilla. /Shqiperia.ch/