You are here
Home > Futboll Bota > E veçantë/ Ishte aventura e parë larg Interit, Manaj kundër ekipit që e pa si të tepërt

E veçantë/ Ishte aventura e parë larg Interit, Manaj kundër ekipit që e pa si të tepërt

Ditën e sotme luhet sfida midis Granadës dhe Albacetes, një përballje ku luftohet për vendin e parë në ligën e dytë të kampionatit spanjoll. Një duel ky që mund të vendosë edhe fatet e këtij kampionati, pasi të dyja këto ekipe luftojnë për ngjitjen në “La Liga”.

Përsa i përket legjonarit të Kombëtares, Rei Manajt, do të ketë përballë ish-ekipin e tij të Granadës. Kujtojmë që para pak vitesh, sulmuesi u huazua nga ekipi i Interit tek spanjollët e Granadës, e para aventurë jashtë Italisë dhe larg Interit, por që tek këta të fundit nuk arriti të gjejë asnjëherë formën e tij më të mirë.

Aktualisht Manaj është pjesë e Albacetes, ku sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle, pritet që sulmuesi shqiptar të jetë nga minuta e parë në këtë përballje. Rei me klubim e tij të ri të Albacetes  po lë gjurmë, pasi po i ndihmon këta të fundit që të ngjiten në elitën e futbollit spanjoll. Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për të, ku përveç faktit që do të ketë përball ish ekipin e tij, nga ana tjetër tifozët e Albacetes presin shumë nga ai, pasi është kthyer në një idhull të tyrin.

Diferencë mes këtyre ekipeve është vetëm një pikë, ku një fitore e mundshme e njërës apo tjetrës, do të thotë se është me një këmbë në La Liga.  Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë çdo të ndodhë në sfidën e sotme që luhet në oren 21:00. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top