You are here
Home > Futboll Bota > E veçantë/ I shkëputet bukur vëllait të madh, Arlind Ajeti ngel në dhomat e zhveshjes

E veçantë/ I shkëputet bukur vëllait të madh, Arlind Ajeti ngel në dhomat e zhveshjes

Ekipi i Bazelit ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Grasshopersit me rezultatin 1-3, për të vazhduar ndjekjen e Young Boys, që është shkëputur disi në vendin e parë.

Por kjo ishte një ndeshje shumë e veçantë për tifozët shqiptarë, pasi përballë njeri-tjetrit u vendosën dy vëllezërit Ajeti. Nga njëra anë ishte Arlindi, e nga tjetra Albiani. Ky i fundit jo vetëm që ia doli në sfidën ndaj vëllait të madh, por i dha edhe një leksion këtij të fundit.

Kështu, goli i parë i Bazelit do të vinte pas një shkëputje të bukur që Albiani i bëri në krahë vëllait të tij, duke e nxjerrë me portën e boshatisur Zufin. Në fundin e pjesës së parë, Arlind Ajeti ka ngelur në dhomën e zhveshjes, ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë shqetësim të rikthyer të lojtarit, apo për një zgjedhje të trajnerit.

Për 90 minuta ka luajtur Taulant Xhaka, që është vendosur në mesfuhsë dhe jo në qendrën e mbrojtjes, ashtu siç u provua në herën e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top