You are here
Home > Kombëtarja > E veçantë/ Formacioni i Shqipërisë mes vëllezërve, çfarë Kombëtare e frikshme do të ishte…

E veçantë/ Formacioni i Shqipërisë mes vëllezërve, çfarë Kombëtare e frikshme do të ishte…

Kombëtarja e Shqipërisë mund të kishte edhe një formacion të frikshëm dhe të veçantë, me futbollistët që janë brenda së njëjtës familje. Por fatkeqësisht disa prej tyre kanë bërë zgjedhje të tjera, për t’i dhënë më shumë përparësi karrierës së tyre.

Kështu vetëm Hysaj dhe Strakosha do të ishin të vetëm dhe pa asnjë pjesëtar tjetër të familjes në Kombëtare. Vëllezërit Ajeti do të mbizotëronin, falë Arlindit dhe Adonisit në mbrojtje, ndërsa Albian Ajeti është i jashtëzakonshëm në majën e sulmit.

Krahët e sulmit do t’i besoheshin dy vëllezërve Berisha, me Valonin dhe Vetonin. Nga ana tjetër garancinë në mesfushë do e ofronin vëllezërit Basha, që ndoshta mund të mos ofrojnë një garanci të jashtëzakonshme, por e njohin njëri-tjetrin mjaftueshëm mirë sa për t’i mbyllur rivalët. Ndërsa vëllezëruit Xhaka do të përmbyllin një Kombëtare që do të ishte vërtet e frikshme… /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top