You are here
Home > Kombëtarja > E veçantë/ Flamuri shqiptar mbetet ikonë edhe për Nojer, nuk i ndahet as për datëlindjen

E veçantë/ Flamuri shqiptar mbetet ikonë edhe për Nojer, nuk i ndahet as për datëlindjen

Nojer festoi në ditën e sotme datëlindjen, për të mbushur moshën 33-vjeçare. Padyshim që gjermani do të mbahet mend si portieri që bëri revolucion, sa i përket mënyrës të së luajturit. Tashmë te gardianët kërkohet që të luajnë në mënyrën më të mirë edhe më këmbë, për të bërë edhe rolin e mbrojtësit kur kërkohet, duke dalë përtej mbrojtjes së kuadratit.

Por si një ikonë që do e shoqëroj kurdoherë, për Nojerin është edhe flamuri shqiptar. Shumë personazhe që e kanë uruar portierin e Bajernit gjatë ditës së sotme, kanë publikuar foto në të cilën shfaqej edhe flamuri i Shqipërisë mbrapa Nojerit. Madje edhe karikatura e faqes së njohur, “Zezo Cartoons”, kishte të njëjtën pamje.

Paraqitja e simboleve tona në stadiumin e Bajernit, por edhe në transferta kur luan ky ekip, nuk është rastësi. Flitet për një grup shqiptarësh që e lënë flamurin tonë gjithmonë mbrapa portës, në çdo ndeshje, duke u shfaqur shumë herë në televizionet sportive që transmetojnë nga “Alianz Arena”. E kanë bërë prej vitesh një gjë të tillë, madje në ndeshjen e “Champions League” ndaj AEK ka lindur edhe një problem që u raportua ekskluzivisht nga “Shqiperia.ch”.

Grekët nuk kërkonin që prapa portierit të tyre të shfaqeshin ngjyrat kuqezi, duke u ankuar nëpërmjet përfaqësuesëve të AEK. Me gjithë insistimin e vazhdueshëm për ta larguar prej andej, tifozët shqiptarë nuk e pranuan një gjë të tillë duke u arsyetuar me faktin se kjo është një traditë e tyre dhe nuk mund të bëhej përjashtim vetëm për rastin e AEK. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top