
Jo gjithmonë përgatitjet që zhvillohen jashtë shtetit dhe pamja e jashtme që ofron një skuadër shqiptare, është përcaktues real për nivelin që ajo zotëron. Këtë e tregon më së miri futbolli në Kosovë, ndërsa janë luajtur edhe çerekfinalet e Kupës, që kanë dhuruar jo pak befasi.
“Indeksonline” raporton përfundimin e veçantë, se dy ekipet të cilat e zhvilluan fazën e tyre përgatitore dimërore në Antalia, Prishtina dhe Drita, janë eliminuar nga Kupa. Ndërsa dy ekipet e tjera që ishin disi më modeste me zgjedhje e tyre, Trepça dhe Vëllaznimi duke ardhur në Durrës për t’u përgatitur, kanë arritur të shkojnë më tej.
Sepse luksi i ofruar nuk të jep menjëherë shpërblimin e menduar. E gjitha është në dëshirën e seriozitetin e vetë aktorëve kryesorë për të bërë më të mirën në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/