You are here
Home > Kombëtarja > E veçantë/ Duhet të bëj ushtrinë në Greqinë, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Spanjës

E veçantë/ Duhet të bëj ushtrinë në Greqinë, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Spanjës

Shqipëria do të ndeshet ndaj Spanjës dhe Estonisë, në takimet e vlefshme për kualifikimet e Europianit, sa i përket U-21.

Një rast i veçantë është ai i kuqezinjve, teksa sulmuesi më në formë, Fiorin Durmishaj, nuk mund të jetë pjesë e këtyre takimeve. Arsyeja? Futbollisti shqiptar duhej të bëj ushtrinë në Greqi, një detyrim ky i këtij shteti.

“Durmishajn do të donim që të ishte pjesë e jona, por është duke bërë ushtrinë, sepse ai ka pashaportë greke dhe e thirri shteti grek për shkak të detyrimit që ka atje. Nuk mund të ishte pjesë e Shqipërisë”, u shpreh trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi gjatë konferencës së sotme përpara këtyre takimeve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top