
Hajduku i Splitit e ka humbur derbin e djeshëm që zhvilloi ndaj Dinamos së Zagrebit me rezultatin 0-1. Nga minuta e parë për vendasit ishte mbrojtësi Ardian Ismajli, që zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë. Lojtari i Kombëtares ka qënë në fushë për 90 minuta, ndërsa në pjesën e dytë i është bashkuar edhe lojtari i Shpresave U-21, Emir Sahiti.
Ndërsa te Dinamo i Zagrebit luante mbrojtësi tjetër shqiptar, Amir Rrahmani. Ajo që ra në sy në këtë ndeshje, ishte atmosfera fantastike e krijuar nga ana e tifozëve. Në bazë të informacioneve të marra nga mediat kroate, bëhet fjalë për 26.500 sportdashës të pranishëm në stadium.
Kroacia nuk shquhet për ndonjë pjesëmarrje të lartë të tifozerive, përveç pjesës së grupeve të tifozëve që gjenden në çdo ndeshje, por takime të tilla bëjnë gjithmonë diferencën. /Shqiperia.ch/