You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E veçantë/ Arena Kombëtare e mrekullueshme, mbajnë me fanatizëm edhe historinë në ndërtim (VIDEO)

E veçantë/ Arena Kombëtare e mrekullueshme, mbajnë me fanatizëm edhe historinë në ndërtim (VIDEO)

Me padurim priten punimet e fundit për stadiumin kombëtar të shqiptarëve. Një impiant sportiv që pritet të jetë padyshim më i madhi dhe më komodi në Shqipëri. “Qemal Stafa”, ish-stadiumi i dikurshëm mund të mbaj edhe të njejtin emër. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet presidenti i Federatës në një intervistë së fundmi.

Megjithatë, ajo çka do të ruhet me fanatizëm është historia. Stadiumi gjatë rikonstruksionit u hodh i gjithi në tokë duke u ngritur në themele të reja. Por, një pjesë e tij u mbajt fort në këmbë për mos t’u prekur. Bëhet fjalë për hyrjen kryesore në tribuna të stadiumit. Dikur muri ndarës mes stadiumit dhe ambjenteve të jashtme të tij ndahej me këtë mur guri të skalitur. Edhe sot, kjo pjesë nuk është prekur, por mbi të është punuar për mirëmbajtjen e strukturës.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Shqiperia.ch” mbi gurin historik të themeleve të para nuk ka ndryshuar asnjë planimetri. Përkundrazi ka mbetur e njëjta duke bërë vetëm përforcimet e nevojshme. Stadiumi i ri pritet të jetë gati në muajin mars, atëherë kur Shqipëria luan kualifikueset e “Euro2020”. Stadium i ri dhe me zakone të vjetra.

Historia e përkujtimit do të mbetet. Në pritje po ashtu mbetet edhe emri i ambjentit sportiv përderisa qeveria shqiptare ka ndalur financimin. “Qemal Stafa” apo “Arena Kombetare”? Këtë do ta shohim në ditët në vijim nëse edhe historia e emrit do t’i rezistojë faktorëve financiar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top