You are here
Home > Kombëtarja > E veçanta/ Shqipëria “injorohet” në letër, ndodh për herë të parë ndaj Izraelit

E veçanta/ Shqipëria “injorohet” në letër, ndodh për herë të parë ndaj Izraelit

Për herë të parë në punën tonë, duhet të themi një “gënjeshtër të bardhë” dhe për këtë gjithsesi kërkojmë shumë ndjesë. Të gjithë ata që e lexojnë këtë artikull, janë të interesuar për të parë koefiçentet e ndeshjes mes Izraelit dhe Shqipërisë. Me temën aktuale, titulli është më shumë se i vërtetë, por ne duam të flitet sa më pak për të.

Me këtë rast, ne përfitojmë që t’i japim një mesazh të fortë, të gjithë atyre shqiptarëve që i lexojnë këto rreshta, për t’u bërë më të përgjegjshëm dhe për t’u larguar sa më shumë nga veset më të ndryshme. Familjet tuaja duhet të jenë më të shëndetshme dhe për këtë, kërkohet një humor sa më i mirë edhe nga ana juaj.

Një shqiptar pa vese, është një shqiptar i mirë, një atdhetar i mirë dhe një qytetar që i duhet këtij vendi. Nuk duhet të shërbejmë si promotorë të gjërave që duhen evituar, nëse bëhemi pak më të mirë, atëherë mund ta bëjmë Shqipërinë tonë. Të gjithë duke hedhur nga një hap të vogël, për t’u përmirësuar dhe për të ndryshuar diçka te vetja. Përfitimi ynë, nuk duhet të jetë kurrsesi në kurrizin e shqiptarëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top