“Topi i rrumbullakët dhe një lojë që zgjat rreth 90 minuta”, ky është përcaktimi më i mirë që mund t’i bëjmë futbollit, lojës që ka tërhequr pas vetes së tij shumë njerëz nga e gjithë bota.
Mirëpo, gjigantët dhe kampionët e Zvicrës, Bazeli e ka humbur kontekstin dhe rregullin bazë të kësaj loje, që zgjat 90 minuta. Qëndrojmë dhe kapemi fort pas kësaj, pasi për momentin skuadra e Taulant Xhakës duket se i ka larë duart me titullin kampion. Rreth 14 pikë diferencë nga Young Boys, që duket se nuk ka konkurrencë edhe për këtë sezon, ashtu si në herën e shkuar.
E megjithatë, Bazeli do të ishte në vendin e parë nëse do arrinte të administronte rezultatin dhe mbi të gjitha nëse loja do të ishte vetëm 45 minuta. Sipas disa përllogaritjeve të bëra nga ana e “Blick”, skuadra më e njohur zvicerane do të renditej në vendin e parë, 31 pikë, dy më shumë nga Young Boys. Ndërsa situata aktuale është e kundërta, Bazeli që numëron 23 pikë ndësa kryesuesit që gjenden me 37 pikë. Sa keq që loja nuk zgjat 45 minuta për Taulant Xhakën dhe shokët e tij… /Shqiperia.ch/