Në kampionatin botëror që po zhvillohet në Madrid, sportistët shqiptarë të Kosovës që merren me karate, nuk u lejohet që të ngrenë flamurin e Kosovës.
Ky është vendimi i marrë nga vendi organizator, që nuk e njeh Kosovën, si një shtet të pavaruar. Sigurisht, e turpshme mund të quhet fakti që një shtet si Spanja, është ndër të vetmet vende me peshë në Europë, që ndjek një tjetër politikë rreth kësaj çështje nga pjesa tjetër.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga ambienti sportiv dhe mediat në Serbi, që iu bie përshtat një gjë e tillë, duke i mohuar Kosovës përfaqësimin e saj të plotë, me simbolin e saj në këtë kampionat botëror. /Shqiperia.ch/