
Ilir Krasniqi është një ndër talentet më të mirë që gjendet në kampionatin dardanas. Ai është vetëm 19 vjeç, ku prej disa kohësh është bërë pjesë e ekipit të Fushë Kosovës, teksa me këta të fundit ka mundur të spikasë me lojën e tij.
Pikërisht kjo gjë nuk do të kalohej lehtë pa u vënë re edhe nga përfaqësuesja e Kosovës së 19-vjeçarëve, ku menjëherë është bërë pjesë e tyre. Krasniqi tashmë ështê detyruar përkohësisht të heqë dorë nga futbolli i luajtur pasi ka shfaqur disa probleme shëndetësore. Pikërisht gjëndja e tij fizike jo e mirë dhe problemet me zemrën ka bërë që mesfushori dardanas të largohet nga fushat e blerta pasi sipas informacioneve të fundit, lojtarit i rrezikohet eshe jeta. Një lajm jo i mirë për një 18 vjeçar që është në lulëzimin e karrierës dhe sapo është afirnuar në futbollin shqiptar, është detyruar të tërhiqet./Shqiperia.ch/