You are here
Home > Futboll Bota > E treta nuk është gjithmonë e vërteta/ Panuci dhe Roma, marrëveshja që shuhet në heshtje

E treta nuk është gjithmonë e vërteta/ Panuci dhe Roma, marrëveshja që shuhet në heshtje

Prej disa vitesh në Itali është përfolur për një kalim të Kristian Panuçit në krye të skuadrës së Romës. Midis tyre ka një histori dashurie të vjetër, pasi trajneri aktual i Shqipërisë, vitet më të arta në karrierën e tij si futbollist i ka kaluar pikërisht në këtë ekip.

Shumë kohë më përpara, kur Panuçi ishte ndihmës trajner tek kombëtarja e Rusisë, ekipi i kryeqytetit italian pati kontakte për ta marrë në krye të pankinës, por që nuk arriti të finalizohej një marrëveshje konkrete. Madje kjo gjë ka ndodhur 2 herë brenda pak kohësh.

Jo më larg sesa një javë më parë, Panuçi u përfol sërish se mund të ishte në krye skuadrës së Romës, por përpara se ta bënte këtë gjë duhet të hiqte dorë nga Shqipëria.  Mesa duket nuk është e thënë se e treta është gjithmonë e vërteta, pasi italiani ka një kontratë me një Kombëtare që pak nga pak po e dashuron dhe po e ndjen ashtu siç duhet, pavarsisht rezultateve zhgenjyese.

Gjatë gjithë kësaj kohe Panuçi është shprehur se nuk do të largohet nga kuqezinjtë pa lënë gjurmë, ndërsa një gjë e tillë do të shënonte edhe kulmin e tij në karrierën e trajnerit. Eleminatoret e Europianit vijnë shumë shpejt dhe tashmë është koha që Panuçi të tregojë aftësitë e tij, pasi ky mund të jetë edhe shanci i tij i fundit për të përmbushur misionin e tij tek Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top