You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E thotë UEFA se ku do të luhet Shqipëri-Islandë, nuk jemi në “Arenën Kombëtare”

E thotë UEFA se ku do të luhet Shqipëri-Islandë, nuk jemi në “Arenën Kombëtare”

“Arena Kombëtare” mund të ketë përfunduar deri në datën 10 shtator si ndërtim, por tifozët nuk do të kenë mundësinë që të shohin ndeshjen e Kombëtares në kryeqytet. E paralajmëruar edhe më herët nga “UEFA”, e cila u shpreh se nuk mund të jepte licensimin për stadiumin, nëse nuk përfundon sheshi përpara tij.

E gjitha kjo ishte një punë që duhej të mbyllej nga Bashkia e Tiranës, që e ka harruar detyrën e saj, për t’ia pamundësuar dhe zgjatur pritjen tifozëve kuqezi. Në bazë të asaj që shkruhet te faqa zyrtare e “UEFA-s”, përballja mes Shqipërisë dhe Islandës do të luhet në “Elbasan Arena”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top