
Në ditën e djeshme është përfolur shumë për një ndeshje miqësore që Milani mund të zhvillojë në Kosovë. Tashmë organizatori i saj, Agron Selimi, e bën zyrtare ardhjen e kuqezinjve në 10 gusht te “Fadil Vokrri”.
Gjatë një prononcimi për “Gazeta Metro”, Selimi është shprehur: “Milani do të vij në Kosovë më 10 gusht dhe kjo tashmë është zyrtare. Kundërshtari ende nuk dihet, por do të mësohet në javën e ardhshme. Milani vjen me komplet stafin dhe ekipin e parë” , ka thënë Selimi, ndërsa pritet të mësohet skuadra në Kosovë që do të ketë fatin e përballjes me kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/