
Thomas Strakosha ka arritur të fitojë më së miri mundësinë për të qënë portieri i parë i Lacios, duke ia marrë vendin Marketit. Një sezon pozitiv ishte ai që lamë pas, për të rritur edhe më shumë pikët e gardianit kuqezi.
Ndërkohë, trajneri që e stërvit çdo ditë te Lacio, Adalberto Grigioni, ka bërë një vlerësim edhe për portierin që rrëmben shpeshherë vëmendjen e italianëve. Theksi vendoset në faktin se fizikisht Strakosha përbën lojtarin perfekt në pozitën e tij, por duhet të punojë më shumë me zotërimin e zonës.
“Strakosha po përmirësohet çdo ditë dhe fizikisht është prototipi i përkryer i portierit. Duhet të jetë më i zoti në zonë dhe të marrë pjesë më shumë në lojë. Mund të bëj një karrierë të rëndësishme sepse ka vëmendjen e duhur”, ka thënë Grigoni. /Shqiperia.ch/