You are here
Home > Kryefaqja > E thotë legjenda Dino Zoff: Jepini Strakoshës atë që i përket Strakoshës

E thotë legjenda Dino Zoff: Jepini Strakoshës atë që i përket Strakoshës

“Seria A” çeli siparin e kampionatit 2019/2020 javën e shkuar ku në ndeshjet e para me interes u pritën debutimi i afrimeve e reja. Megjithatë, sytë e tifozëve ishin edhe nga “heronjtë” e tyre në skuadrat respektive. Kështu, tifozët lacialë i gëzuan super performancës së Thomas Strakoshës. Ndaj Sampdorias në transfertë, Lazio fitoi me rezultatin e pastër 0-3. Veç repartit ofensiv që dhuroi gola mjaft të bukur, në fund të ndeshjes pati duartrokitje edhe për Strakoshën.

Gardiani i Kombëtares së Shqipërisë tregoi se nuk ishte “i lodhur” nga pushimet. Dy pritje vendimtare nga sulmi i Sampdorias, që të gjithë i quajtën si gola të sigurtë, treguan se Strakosha është gati. Po e njejtë gjendje fizike, të njejta reflekse dhe shumë pasion për të shkëlqyer nga ndeshja në ndeshje. Ishte kjo pasqyra që u paraqiti Strakosha atë mbrëmje tifozëve lacialë, drejtuesëve të klubit si dhe kundërshtarëve.

Mbi ecurinë e portierit shqiptar këtë herë nuk kanë munguar as komenti i Dino Zoff. Ish-portieri legjendar i Italisë dhe skuadrës së Juventusit ka përgëzuar aftësitë e Strakoshës. Në një intervistë pë mediat vendase, Zoff është shprehur se portieri shqiptar mbetet një siguri për portën e Lazios dhe se duket një nga “trashgimtarët” e tij më serioz në kampionatin italian. Gjithashtu, ish-portieri legjendar ka kërkuar më tepër durim nga ana e Lazio-s dhe tifozëve, pasi edhe Strakosha ka vend për përmirësimet e tij teknike gjatë lojës.

“Është e drejtë t’i jepet Strakoshës ajo që i përket Strakoshës. Një portier i cili shpesh nënvlerësohet nga ekspertët dhe gjithashtu nga mbështetësit e Lazio-s. Sigurisht, ai duhet të përmirësohet në daljet dhe më përgjithësisht në kontrollin e zonës së vet, por nga vlerësimet dhe statistikat është ndër më të mirat. Mos harroni që po flasim për një portier shumë të ri, 24-vjeçar, por ai tashmë ka numra të rëndësishëm mbi supe: 95 paraqitje në Serie A, 14 në Europa League, 15 në Kupën e Italisë dhe finalen e Superkupës 2017 të fituar kundër Juventus”-ka thënë legjenda e portës italiane, Zoff./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top