
Ato që flasin janë statistikat, Myrto Uzuni është padyshim futbollisti më produktiv nga lojtarët e kombëtares shqiptare. Në çdo takim gjetja e re e Panuçit, do të jetë duke shënuar, ose në të kundërt duke dhënë pasin e fundit.
Kështu, në 7 takimet e zhvilluara deri më tani me Lokomotivën e Zagrebit, Uzuni ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asist. Gjithmonë në këmbët e tij, në një farë mënyre varet edhe fati i ekipit të njohur kroat.
Tashmë Panuçi “fërkon duart”, ndërsa nga shumë futbollistë shqiptarë që nuk ndodhen në formë të mirë dhe nuk preferohen nga ekipet përkatëse, ka vend edhe për përjashtime. Lojtari në fjalë gjithmonë ka mbajtur një konstante në formën e tij, e cila nuk ka ndryshuar kurrë, e kjo është ajo që duhet përmendur. Me shumë punë dhe vullnet, nëse Uzuni do të vazhdoj në këto ritme, atëherë nivelet më të larta të futbollit do e presin këtë lojtar. /Shqiperia.ch/