
Ndeshja miqësore ndaj Jordanisë mund të quhet një test mjaft interesant për Kombëtaren. Në tre miqësoret këtij viti, Panuçi ka dal kokëulur po aq here, duke mos bindur as në të tilla ndeshje.
Megjithatë edhe Jordania nuk është një emër rastësor në përzgjedhjen e FSHF-së. Aziatikët ndodhen në pozitën e 110 në renditjen e FIFA-s, ndërkohë që Shqipëria ruan vendin e 57. Por në katër ndeshjet miqësore të këtij viti, Jordania ka arritur të marrë dy fitore, një barazim dhe një humbje, teksa ka shënuar katër gola e pësuar vetëm një.
Ndërkohë që Shqipëria në tre ndeshje ka pësuar tetë gola e ka shënuar vetëm një. Pra Jordania shënon ndërsa Shqipëria pëson. Statistikat tregojnë se në 66% të rasteve aziatikët kanë shënuar në pesëmbëdhjet minutëshi i fundit i pjesës së parë dhe i së dytës. Jordanezët ruajnë qetësinë në 30 minutat e para dhe më pas shfrytëzojnë lodhjen e kundërshtarit për të shënuar në fundin e çdo pjese.
Mbrojtja e Shqipërisë nuk ka qenë shembullore në ndeshjet e fundit. Pozita mund të ishte më e rëndë nëse Strakosha nuk do të ishte në formën e tij aktuale. Nëse Kombëtarja dhe Panuçi duhet të shkojë gati në Izrael, ndaj Jordanisë duhen korigjuar gabimet, koha po shteron./Shqipëria.ch/