You are here
Home > Kombëtarja > E thonë mediat në Holandë, Lindon Selahi po pret pjesëmarrjen në Kombëtaren A

E thonë mediat në Holandë, Lindon Selahi po pret pjesëmarrjen në Kombëtaren A

Mediat në Shqipëri kanë publikuar para tre ditësh një listë me disa ndryshime që priten te Kombëtarja A e Shqipërisë. Ndër to përfshihej ftesa për Armando Brojën dhe Endri Çekiçin për të qenë në listën e pritjes, rikthimi i Hysen Memollës, por edhe afrimi i Lindon Selahit.

Megjithëse për këtë të fundit ka ende dyshime nëse do të jetë në listën e parë apo në atë të pritjes. Mediat holandeze japin gjithashtu të njëjtin version. Më saktësisht lajmi vjen i konfirmuar nga media “Tubantia”, një gazetë lokale që ka të gjitha informacionet në lidhje me lojtarët e Tëentes.

Sipas saj, Selahi është duke pritur të grumbullohet me Kombëtaren A të Shqipërisë, ndërsa një gjë e tillë pritet të vijë në ndeshjet mes Turqisë dhe Moldavisë. /

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top