You are here
Home > Futboll Bota > E thonë hapur, Mali i Zi i frikësohet Kosovës: Janë më të mirë se ne, nëse nuk jemi të gjithë

E thonë hapur, Mali i Zi i frikësohet Kosovës: Janë më të mirë se ne, nëse nuk jemi të gjithë

Duhen edhe pak muaj që të startojë faza e kualifikueseve të Europianit 2020. Në kampet e Kombëtareve respektive, ka filluar që në këtë periudhë të mendohen për ato sfida, të cilat janë shumë të rëndësishme për çdo shtet.

Presidenti i Malit të Zi, Dehan Savicevic, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku mes të tjerash, ai është ndalur gjatë tek rivali i tyre në grup, Kosova. Presidenti i futbollit të Malit të Zi, ka folur rreth shortit që Kombëtarja e tij ka për t’u kualifikuar në Europianin e vitit 2020. Savicevic ka pranuar se Kosova ka një skuadër shumë të ekulibruar dhe tepër të fortë, e cila nuk duhet nënvlersuar. Numri një i Federatës se Malit të Zi, është ndalur dhe tek organizimi i ndeshjes, duke theksuar se këto përballje janë tepër të vështira për t’u organizuar nga Federatat respektive.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme, ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar. Kosova është një kundërshtar i rrezikshëm dhe ne nuk mund të nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve. Por nëse jemi të plotë, ne jemi më të mirë se ata. Një grup i pasigurt deri në fund”, u shpreh predidenti i Federatë së Malit të Zi, Dejan Savicevic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top