You are here
Home > Futboll Bota > E thonë gjermanët/ Si rasti i Michael Ballack&CO, Rashica përfundon në “Premier League”

E thonë gjermanët/ Si rasti i Michael Ballack&CO, Rashica përfundon në “Premier League”

Milot Rashica është aktualisht futbollisti shqiptar më i mirë i momentit në Europë. Me ekipin e Werderit është duke bërë gjithçka mirë këtë sezon, më saktësisht për vitin 2019, pasi i përshëndet thuajse në çdo ndeshje rrjetat kundërshtarëve.

E gjitha kjo vjen edhe falë meritës së trajnerit Kohfeld. Rashica shkoi i dëmtuar te gjermanët dhe jo në gjëndjen më të mirë, me tifozët e klubit të njohur që natyrshëm kishin dyshimet e tyre mbi këtë futbollist. Kur bëhej fjala për merkato dhe largime, trajneri Kohfeld gjithmonë buzëqeshte kur përmendej lojtari shqiptar.

Ia dinte më së miri vlerat, ashtu siç edhe e priste një moment të tillë, kur të gjitha janë pas Rashicës. Madje së fundmi janë vetë mediat afër klubit të Werderit, të cilat shprehen se e ardhmja e tij do të jetë në “Premier League”.

Prestigjozja britanike “The Mirror” ka shkruar një artikull, duke treguar interesimin e klubeve angleze mbi lojtarin e Kosovës. Nuk mbaron me kaq, pasi ka edhe një histori të veçantë mes Anglisë dhe lojtarëve që shkëlqejnë në Gjermani.

Thuajse çdo “yll” si Rashica që lë gjurmë në “Bundesligë”, ka të njëjtin destinacion, “Premier League”. Rastet? Të pafundme! Më parë ka qënë Michael Ballack, Mesut Ozil, Per Mertescaker. Ndërsa aktualisht gjejmë emra si Leroi Sane, Ikai Gundogan, Roberto Firminjo apo edhe Heung-Min Son që luajnë në nivelet më të larta të futbollin anglez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top